
Një tërmet i lehtë ka goditur Shqipërinë pak minuta më parë, duke u ndjerë në zonën e Tiranës dhe rreth saj.
Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare Sizmiologjike (EMSC), lëkundjet u regjistruan rreth orës 17:26 me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 19 km në jug të kryeqytetit, në një distancë rreth 16 km nga Tirana, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10.7 km. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo viktima.
Lini një Përgjigje