
Policia Rrugore ka shpërthyer me një aksion të ashpër në rrugët e kryeqytetit, duke vënë mbi 3900 gjoba në vetëm 72 orë.
Në emër të sigurisë rrugore, kontrollet janë shtrirë në çdo cep të qytetit, duke kapur në rrjetë dhjetëra drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat.
Bilanci është domethënës:
• 11 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi
• 14 automjete janë bllokuar në vend
• 11 patenta janë tërhequr për shkelje të ndryshme
• 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar
• 54 gjoba të tjera për shpejtësi të tejkaluar, të kapura nga makinat inteligjente të policisë
Policia paralajmëron se nuk do të tolerojë më askënd që rrezikon jetën në rrugë. "Drejtimi në efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi është krim", thuhet në deklaratën zyrtare, dhe për këtë do të ketë ndëshkime të menjëhershme.
Qytetarët janë ftuar të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112, me premtimin për reagim të menjëhershëm dhe ruajtje të anonimatit.
Lini një Përgjigje