Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit që dënon Vangush Dakon me 2 vite e 8 muaj burg.
Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon më 25 nëntor të 2024-ës.
Ndërsa për Adrian Bulkun GJKKO ka vendosur burgim me 3 vite. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste.
Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;
4. U shpall në Tiranë, sot më datë 16.09.2025", njofton Gjykata e Posaçme.
Lini një Përgjigje