TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 23:02

"Nesër më shumë"/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, përfundon marshimi i sotëm!

Shkruar nga Pamfleti

"Nesër më shumë"/ Protestuesit rikthehen te

Pas një marshimi që zgjati mbi 1 orë, protestuesit u kthyen sërish në bulevard, duke e mbyllur protestën e sotme aty ku e nisën, para Kryeministrisë. Ata bënë thirrje që nesër të jenë më shumë prezent në shesh, për të vijuar luftën e tyre.

Vlen të theksohet se për më shumë se një orë me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa brohoritën vazhdimisht: “Rama, jep dorëheqjen!”, "Ju erdhi fundi", dhe "Rama në burg, Berisha në burg". 

Kujtojmë se protestuesti janë shprehur të bindur për të vijuar misionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e të gjithë kastës së vjetër politike.

 

Lini një Përgjigje