
Ditën e nesërme 334.539 qytetarë në pesë bashki të vendit do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Në Vlorë, shpërndarja e materialeve ka filluar tashmë në disa nga njësitë vendore të administrimit zgjedhor, konkretisht në KZAZ 84, 86 dhe 87.
Kujtojmë se në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.
Këto zgjedhje zhvillohen pas largimeve të disa kryetarëve aktualë që morën mandate deputetësh apo poste të tjera qeveritare.
Në Vlorë, socialistët, garojnë deputeten Brunilda Mersinin, ndërsa demokratët kanë shprehur mbështjetjen për një kandidat të pavarur si Dionis Sota. Në kahun opozitar garon si i pavarur edhe këshilltari demokrat Gjergji Nika.
Lini një Përgjigje