TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2025, 14:16

Stuhi dhe breshër në Elbasan, moti i keq godet disa zona të qarkut

Shkruar nga Pamfleti

Stuhi dhe breshër në Elbasan, moti i keq godet disa zona të

Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së sotme, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo dëme në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq.

 

Lini një Përgjigje