TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 20:28

Një tjetër automjet i përfshirë në atentatin e Rinasit? Softa tregon lëvizjet e dyshimta

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër automjet i përfshirë në atentatin e Rinasit?

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka ngritur dyshime se në antentatin e Rinasit mund të jetë përfshirë dhe një automjet tjetër, i cili ka pasur rolin e vëzhguesit.

I ftuar në ‘Euronews Albania’, ai ka komentuar videon e atentatit dhe tregon se si një automjet nis të lëvizë pasi ndodh sulmi. Sipas tij duhet të bëhen verifikime nëse ka lidhje.

Një tjetër automjet i përfshirë në atentatin e Rinasit?
Automjeti për të cilin flet softa

Shikoni kemi goditjen. Në këtë moment që goditja filloi, ky automjet lëviz. Mendoj që mund të hetohet për të parë nëse ka lidhje apo mund të jetë një rastësi. Të tjerat që interpretojnë që e vonuan makinën, nuk ka asnjë lloj vonese nga automjetet e tjera. Pastaj kemi lëvizjen, goditjen, kemi një bllokim të... kemi një bllokim të armës. Kallashnikovi nuk është armë që bllokohet, vetëm në bazën e disa llojeve të fishekëve. Në qoftë se për shembull, do jenë fishekë të Poliçanit. Ata zakonisht e bllokojnë Kallashnikovin”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje