Aktualitet20 Qershor 2024, 13:42

"Nuk i intereson emri i PD”, Frrok Çupi tregon tregon lëvizjen që do bëjë Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk i intereson emri i PD”, Frrok Çupi tregon tregon
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Bashës nuk i intereson emri i Partisë Demokratike.

Çupi u shpreh se Basha e di se emri i PD krijon alergji në Shqipëri. Sipas analistit, Basha do tentojë të krijojë parti të re.

Ai pret rekurs nga Gjykata e Lartë. Mund të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit. Rekursi mund të zgjasë shumë kohë. Padyshim, ai siç la për të kuptuar, tha që nuk më intereson vula, ai e di që emri i PD kijon alergji në Shqipëri, ai do tentojë të krijojë një parti tjetër. Ju mendoni se ai do kishte pasur mendim të qartë, nuk e ka pasur.

Tani ka ardhur në një breg të tillë, mbasi ka provuar marrëveshjen nga SHBA, ata u lodhën duke e pritur, dhe tani, ndodhet në pozita të tjera. Indivdualitete si Alibeaj, që largohet, nuk ka, dhe ai do të vazhdojë të tentojë të ndërtojë një parti. Kjo përpjekje në PD, dëshmon vakumin e ideve dhe interesave në shoqëri. Askush nuk thotë, çmojmë atë që është arritur në Shqipëri, por këta thonë, ne do ta shkatërrojmë këtë gjë”, theksoi ai.

frrok Çupi