
Gazetarja Klodiana Lala, analisti Enton Abilekaj dhe Andi Tela janë shprehur kundër zgjatjes së hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta, i cili sipas tyre po mbahet në burg pa prova.
Të ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analistët shtuan se shtyrja pa fund e hetimit duke e mbajtur pa fund në burg është shumë paragjykues për procesin.
Biseda në studio:
Klodiana Lala: Meta bën për herë të parë kërkesë për zëvendësimin e masës. Duke qenë se një nga veprat ishte në prag të parashkrimit kjo nxitoi edhe prokurorët ta cilësonin të pandehur. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, përdor dy argumenta. E para, gjatë qëndrimit në paraburgim, prokuroria duhet të informonte gjykatën për veprimet e kryera, në katër seanca dhe nuk e ka bërë. Cakrani e konsideron shkelje dhe e lexon si mungesë provash dhe faktesh. E dyta, ka të bëjë me faktin, që përveçse zoti Meta e prezumon si shkelje të të drejtave të tij, thotë gjatë periudhës 8 mujore të hetimit, Metaj ka qenë në dispozicion, ka pritur qetësisht pyetjet dhe kryerjet e ballafaqimeve, por thotë se organi i akuzës nuk ka bërë veprime, çka ngre dyshime për prapavijë politike. Ndalet te disa raste të ngjashme, si rasti i Thoma Gëllçit dhe kërkon shuarjen e masës ose zëvendësimin.
Enton Abilekaj: Shtyrja pa fund e hetimit duke e mbajtur pa fund në burg është shumë paragjykues për procesin në radhë të parë. E ke futur prej një viti në burg dhe pas një viti thua: prit se nuk kam prova dhe të gjej provat e ta çoj në gjykatë. Po mirë këto muajt dhe vitet e burgut, si i bëhet nëse del i pafajshëm. Ose prokurori ka vendosur që ky është i pafajshëm, ose do të shpallet i fajshëm.
Andi Tela: Përtej argumentave populiste ‘burg për politikanët’, ne e dimë në këtë rast, që Meta të rrijë në burg, duhet të ketë plan të arratiset. Besoj se jo. Tjetra, të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat. Tjetra, që do të përsërisë të njëjtën vepër, ai nuk ka pushtet. Duhet të jenë këto që të mbahet në burg. Duhet të plotësosh të treja kriteret bashkë, sepse ai po mbahet në burg. Asnjë nga këto nuk plotësohen.
Lini një Përgjigje