TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2026, 07:16

Diell dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti për sot

Shkruar nga Pamfleti
Diell dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti për
Moti

Ditën e sotme, depërtimi më në thellësi i valës afrikane drejt rajonit të Ballkanit do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë një mot mjaft të nxehtë, ku vlera ekstreme priten në zonat e Mbishkodrës, si edhe në qarkun e Beratit, duke shënuar vlera mbi 39 gradë Celsius.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në skajin verior-verilindor, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C, temperatura më e ulët, deri në 38°C, që pritet të jetë maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 28 km/h, nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

moti diell

Lini një Përgjigje