Zullumet që ka bërë kjo bandë familjare e shtetërore në dogana, le t’i hetojë SPAK-u, dhe të mos i tolerojë, siç la jashtë hetimit Olta Xhackën dhe Artan Gaçin, për tokën e resortit që grabitën në Himarë me dokumente false...
Përveç postit të deputetes, bregdetit të Himarës me lejen “Investitore Strategjike”, biznesit të ndërtimeve, hoteleve, fermave agro-blegtorale, bujtinave, tregtisë së ilaçeve me burrin dhe noterive me të ëmën, Olta Xhaçka ka kapur dhe kupolën e doganave.
Tezja e saj, Monika Dushku (Pëllumbi), prej muajit nëntor 2019 është emëruar N/drejtore e Përgjithshme Administrative e Doganave, me kompetencë komandimin e tenderëve, burimeve njerëzore, shkarkimet, ngritjet në detyrë dhe veprimtarinë e sektorëve e degëve të këtij shërbimi në qytete dhe pikat kufitare.
Pas emërimit të tezes në këtë detyrë, vajza e saj Sindi Dushku u emërua këshilltare në ministrinë e Energji-Infrastrukturës e tashmë është Drejtore e Kabinetit; detyrë në të cilën, bashkë me mamanë e saj n/drejtore e doganave, vendosën lidhje personale me shumë biznese.
Në datën 16 nëntor 2020, Andi Xhaçka, vëllai i Olta Xhaçkës dhe nip i nën/drejtores së doganave, Monika Dushku, hapi agjencinë dogonare private “Elite Brokers 2000”, me të cilën, brenda vitit 2000 e në vijim, ka marrë kontrollin e zhdoganimeve eksport-import të shumë kompanive.
Pas përfundimit të studimeve, vajza e saj Jona Dushku, kushërirë e parë e Olta Xhaçkës, hapi kompaninë “Star Spedition”, me aktivitet agjenci doganore dhe transport mallrash, me të cilën, nëpërmjet mamasë nën/drejtore e doganave, siguroi zhdoganimet në shumë kompani dhe hapi degë në doganat Durrës, Vlorë, Rinas, Tiranë e Shkodër.
Në muajin tetor 2023, ajo hapi kompaninë tjetër “Elite Finance& Consulting”, me aktivitete shërbime financiare e agjenci doganore, ndërsa në datën 1 shtator 2024, krijoi kompaninë “Elite Management” me të njëjtin objekt aktivitet agjencie doganore dhe konsulencë e kontroll fananciar të import-eksporteve.
Në aktivitetet doganore që ka bërë vajza e n/drejtores së doganave, Monika Dushku dhe kushërira e parë e Olta Xhaçkës, janë zhdoganimet dhe konsulencat dogonare për kompanitë “Bolv Oil”, “Eroil”, “Everest”, “Shpiragu” e “Tosk Energji” koncesionare e ARMO-Ballsh dhe kompanisë “Albanian Seaports Development” të kullave në Durrës, ku 67% është pronar arabi Mohamed Alabbar dhe 33% qeveria.
Në këto kompani, ajo është ortake me bashkëjetuesin Andi Muhametaj dhe me Kevin Bilalin, ky i fundit, djali i Nazmi Bilalit, shef sektori në doganën e Kapshticës.
Zullumet që ka bërë kjo bandë familjare e shtetërore në dogana, le t’i hetojë SPAK-u, dhe të mos i tolerojë, siç la jashtë hetimit Olta Xhackën dhe Artan Gaçin, për tokën e resortit që grabitën në Himarë me dokumenta false./Pamfleti
Lini një Përgjigje