TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 11:29

Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën ku do të ndërtojë resortin

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën

Në Rrjoll janë rikthyer protestat, teksa vendi ku Bashkim Ulaj do të ndërtojë resortin turistik, është rrethuar sërish me kangjella. Dhjetra banorë të zonës, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë protestuan, teksa forca të shumta policore, kanë marrë në mbrojtje vendin.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje e tradhëtarëve”, janë thirrjet e hedhura në protestën e Rrjollit, që tashmë prej 1 muaji dëgjohen çdo pasdite edhe në Tiranë.

Pak javë më parë banorët e Rrjollit arritën të rrëzojnë kangjellat rrethuese të zonës, por duket se Ulaj dhe kompania e tij, kanë rikthyer sërish vendosjen e rrethimit, ndërsa banorët pretendojnë se po i vidhen pronat.

Në prag të protestës, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, ka theksuar se e respekton plotësisht të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, kompania nënvizon se ushtrimi i kësaj të drejte nuk duhet të shoqërohet me akte dhune, dëmtime të pronës apo ndërhyrje të paligjshme në territorin e investimit.

Kompania i bën thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të çdo hyrjeje të paautorizuar në kantier apo veprimi që mund të rrezikojë punonjësit dhe ecurinë e projektit.

rrjoll ulaj oligark

Lini një Përgjigje