Aktualitet21 Maj 2024, 20:48

Pse u bashkuan 7 bandat? Softa: Droga, pronat dhe lojërat e fatit krijuan aleancat

Shkruar nga Pamfleti

Pse u bashkuan 7 bandat? Softa: Droga, pronat dhe lojërat e fatit krijuan

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste.

Softa bëri një analizë se si kanë bashkëpunuar këto grupe me njëra-tjetrën:

Nga këto përgjime ka dalë që grupet bashkëveprojnë në tre elementë, për pronat, për lëndët narkotike dhe për lojërat e fatit. Kjo i ka bërë këto 7 grupe të jenë bashkë, të jenë bashkë e të flasin për vlera të mëdha. Nëse u tha në këtë aksion u kapën 3 milionë euro, kjo unë mendoj është diçka shumë kalimtare në raport me vlerat reale që bota kriminale, ka por me 3 milionë euro ti mund të paguash në një vit 2500 pensionist, mund të paguash 500 punonjës policie, rrogën e tyre. Ne po flasim për qindra milionë euro, të cilat janë dëme të shkaktuara në këtë shoqëri. Shoqëria nuk matet vetëm te vrasjet dhe te atentatet, por edhe te dëmi ekonomik”, tha Softa këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania.

Ai tha se në veprimtaritë kriminale të këtyre grupeve, patjetër që ka ndihmë edhe nga forca të pushtetit duke marrë pjesë dhe në fushata zgjedhore.