Aktualitet21 Maj 2024, 20:27

Operacioni i SPAK, gazetarja: Dy policët e lidhur me bandat janë ende brenda territorit

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, gazetarja: Dy policët e lidhur me bandat janë ende

Gazetarja Aida Topalli ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK, ku u sekuestruan rreth 3 milionë euro dhe u lëshuan mbi 50 urdhër arreste.

Ajo tha se nga ky operacion, që e quajti “Metamorfoza 3”, pamë se si zyrtarë të lartë të policisë ishin përfshirë në bandat e krimit.

Gazetarja shtoi se nga TIMS rezulton se dy ish-zyrtarë të policisë së shkarkuar ndodhen ende në Shqipëri.

“Kjo është ‘Metamorfoza 3’ për mua. Pamë se si zyrtarë të lartë të policisë, si Oltion Bistiri ishte i përfshirë dhe bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën. Kemi parë shefin e krimeve të Shkodrës se si jepte informacion. Gjë e që pame edhe në këtë operacion, Klodian Shahini që bashkëpunon me Reçin. Kemi dhe dy personazhe të tjerë, ish-efektivë të RENEA-s. Shihet se si Morina me Bamin kultivonin drogë në Fushë Krujë.

Si mund një prokurori e posaçme të japë informacione se ka nën hetim një person të caktuar. Nga Tims rezultonin se dy ish-zyrtarë të policisë së shkarkuar ndodhen në territorin shqiptar”, tha ajo.