
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka hedhur dritë mbi skemën e arratisjes së autorëve të atentatit të fundit në Elbasan ku u vra Mondi Mëhalla , duke konfirmuar se personi që dyshohet si organizatori nuk ka kaluar nga pika zyrtare e kufirit, por ka përdorur një rrugë të panjohur përmes Rrajcës, në zonën malore të Prrenjasit që lidhet me Maqedoninë e Veriut.
Sipas Karamuços, kjo është arsyeja kryesore pse policia nuk ka të dhëna në sistemin TIMS mbi largimin e autorit jashtë vendit.
Karamuço: Personi i cili mendohet dhe dyshohet që ka qenë organizatori, nuk ka ikur nga pika kufitare siç mendon policia, por nga Rrajca. Pra pjesa e Prrenjasit lart në malësi që del në Maqedoni. Dhe kjo është arsyeja pse nuk ka në TIMS të dhëna në lidhje me kalimin e, pra, për t'u humbur gjurmët më shumë. Dhe itinerari i makinës pra edhe i këtyre personave se janë strehuar në Prrenjas fillimisht. Pra, nuk, planifikuan që mos ktheheshin pra në drejtim të Elbasanit dhe për të kaluar nga Tirana ose nga Peqini, sepse në atë, në atë ditë ka pasur rradhë të gjata automjetesh. Dhe e menduan më mirë të ikin, që kishin rrugën bosh dhe të kalonin, të ishin në Prrenjas e pastaj të kalonin kufirin, nuk e di, njëri prej tyre e kështu me radhë. Pra, e kanë planifikuar. E vërtetë ngjan si perfekte, por ajo që ndodhi më përpara, pra tentativat për t'u pajtuar, e sherret e mëdha, kërcënimet, mesazhet, bashkëpunimi i disa personave pastaj që si ta zgjidhnin konfliktin dhe pastaj lënia e tërheqja e tyre sepse konflikti mbajti deri aty sa ky duhet të ekzekutuar. Të gjitha këto policia i kishte një dhuratë shumë të madhe nga vetë këta persona që e bëri ta zbardhte.
Lini një Përgjigje