Aktualitet26 Tetor 2023, 08:18

Paralajmëron Vangjeli: Nëse Berisha nuk i nënshtrohet masës së sigurisë, prokurorët mund ta arrestojnë

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmëron Vangjeli: Nëse Berisha nuk i nënshtrohet masës
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli lidhur me aksionin e SPAK që vuri në pranga Jamarbër Malltezin, sipas procedurës nëse Berisha nuk i nënshtrohet kësaj mase prokurorët mund të kërkojnë një masë më të rëndë, deri në arrestimin e tij.

Ndër të tjera Vangjeli u shpreh se ajo çfarë ndodhi të enjten në parlament ishte paralajmërim i Berishës për këtë gjë.

“E zeza ‘ster’ ka filluar të shpërlahet. Vonesa që po i bëhet procesit, mund ta ndihmojnë zotin Berisha që të kaloj një lum, por jo oqeanin. Sipas procedurës është që nëse Berisha nuk i nënshtrohet kësaj mase atëherë prokurorët mund të kërkojnë një masë më të rënde dhe të shkojnë në parlament dhe masa më e rëndë mund të jetë “arresti në shtëpi” ose “arresti në burg”. Unë po them çfarë parashikon kodi. Nëse unë do të isha atje do të kërkoja një garanci pasurore jo më shumë se një Euro ndaj zotit Berisha sepse mund të ishte personi i fundit që do të largohej. Ajo çka ndodhi të Enjten në parlament ishte paralajmërimi i Berishës. Instrumentat tanë si gazetarë janë pak më të shpejtë. Nxore të Enjten që do të radikalizohej situata në parlament. Kjo është luftë kundër opozitës tha Berisha. Ai tha që unë jam opozita. SPAK nuk ka marrë nën hetim opozitën, por shtetasin Sali Berisha i cili që në momentin që emri i tij është regjistruar në regjistrin e çështjeve penale është i pandehur”, tha ai.

 

lorenc vangjeli berisha