Aktualitet11 Dhjetor 2023, 21:26

“Paratë janë nxjerrë jashtë Shqipërisë me çanta”, Këlliçi për inceneratorin e Tiranës: Mërtiri e Zoto kanë avulluar miliona euro!

Shkruar nga Pamfleti

“Paratë janë nxjerrë jashtë Shqipërisë me

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurisë për 14 nga 15 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës, për të cilat u mësuan mbrëmjen e së premtes, e ku përfshihen edhe zyrtarë e bashkëpunëtorë të Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Për këtë çështje u diskutua mbrëmjen e së hënës në emisionin ‘Debat’ në “A2CNN”, ku i ftuar ishte edhe Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD, Rithemelimi, i cili u shpreh se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë avulluar miliona euro.

Prokuroria e ka evidentuar se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë tërhequr një pjesë të parave që janë paguar. Sot që flasim janë vetëm 30 mijë euro në llogarinë e inceneratorët të Tiranës, ndërsa 60 milionë që janë paguar deri tani kanë avulluar”, tha Këlliçi.

këlliçi zoto mërtiri