TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2025, 14:43

Pas Shkodrës, SPAK e BKH aksion në Fier për krimet zgjedhore; sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

Shkruar nga Pamfleti

Pas Shkodrës, SPAK e BKH aksion në Fier për krimet zgjedhore;

Pas Shkodrës, SPAK dhe BKH po zhvillojnë një aksion edhe në Fier.

Mësohet se në Fier janë kryer kontrolle në disa subjekte, ku janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike në lidhje me krimet zgjedhore.

Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.

Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

 

Lini një Përgjigje