Aktualitet 3 Mars 2024, 10:55

Për shkak të tij Berisha u shpall “Non Grata”, Britania i heq nënshtetësinë Fation Dautit që shkelmoi derën e PD më 8 janar

Shkruar nga Pamfleti
Për shkak të tij Berisha u shpall “Non Grata”, Britania i
Fation Dauti duke shkelmuar derën e PD

Fation Dauti është një ndër arsyet se përse Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga Londra.

Britania e Madhe ka ashpërsuar masat ndaj emigrantëve të përfshirë në krime, duke shkuar deri te heqja e nënshtetësive. Dje u bë e ditur se u ishte hequr nënshtetësia disa bosëve të krimit, kur mes tyre dhe 2 shqiptarë. Por mediat britanike vijojnë të japin detaje dhe ajo që bie në sy është se mes shqiptarëve është një emër i njohur, Fation Dauti.

Ky i fundit është një ndër arsyet se përse Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga Londra. Në dosjen për ish-kryeministrin, thuhet se ai ka lidhje me kontigjentë kriminalë dhe përmenden dy emra: Damir Fazlliç dhe Fation Dauti. Fazlliç dihet për lidhjet me Berishën, ndërsa Dauti u bë i njohur në protestën e 8 janarit, kur godiste me shkelm derën e PD.

Ekipi i Projektit CSN ka vlerësuar se Berisha ka lidhje të gjerë me rrjetet kriminale, megjithëse vlerësojmë se këto indikacione kërkojnë mbështetje nga të tjera burime.

Ndonëse këtu nuk ofrohen dëshmi konkrete të lidhjeve të tilla, pesha e saj duhet të vlerësohet në kombinim me pamjet video të Berishës me Fation Dautin (mbështetur në dorëzimin origjinal të korrikut 2022), si dhe informacioni i gjetur në Shtojcën E. Kombinimi i provave lejon një shkallë të arsyeshme besimi, duke arritur në konkluzionin se Berisha ka qenë i lidhur me aktorë kriminalë, me emra të përfshirë në krime të rëndë dhe krim të organizuar. Ky është pra një shembull tjetër se Berisha ka përfituar nga kriminaliteti”, theksohet në dosjen për Berishën.

Dauti është një 38-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, i cili edhe është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss Krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’. Për Dautin kishte një urdhër që identiteti i tij të mbahej i fshehtë dhe të identifikohej vetëm si “B9”, por Gjykata e Apelit vendosi që ta heqë këtë vendim.