
Nga procesi i rinumërimit nuk ka pasur asnjë ndryshim në madate apo lëvizje të mëdha në numër votash.
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit ka përfunduar. Nga procesi i rinumërimit nuk ka pasur asnjë ndryshim në madate apo lëvizje të mëdha në numër votash.
Nga i gjithë procesi i rinumërimit, PD-ja humb 18 vota, ndrësa PS-ja humbi 5, këto nga votat brenda vendit. Sa i takon votave të diasporës, PD-së rezulton t'i jenë shtuar vota, ndërsa PS-së vetëm 11 vota.
Sa i takon pretendimeve të kandidatëve për manipulime brenda partisë, rezulton se në PD, kandidatit Aulon Klaja i janë shtuar 11 vota, ndërsa kandidatit Arjan Ndoja i janë hequr 88 vota të cilat nuk i takonin.
Në radhët e PS-së, i janë hequr 63 vota që s'i takonin Arkend Ballës, nga të cilat 37 vota i janë shtuar Erjon Xhilit. Duke pasur parasysh këto shifra, lëvizja e këtyre votave mund t'i atribuohet gabimt njerëzor. Deri më tani kemi pasur rinumërim në Tiranë dhe Fier.
Saga e rinumërimit të 1207 kutive në qarkun e Tiranës, përfundoi pas 9 ditësh dhe rezultati ashtu siç pritej nuk prodhoi asnjë surprizë. Konkretisht, PD-ASHM-së iu zbriten 612 vota nga rezultati i 11 majit, ndërsa PS-së iu zbriten 381 vota. Më pas ishte Lëvizja Bashkë që iu zbriten 57 vota, Nismës Shqipëria Bëhet dhe Partisë Mundësia që u zbriten nga 44 vota secilës dhe 34 vota iu hiqon PSD-së. Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës mori 27 vota më shumë se më 11 maj, Koalicionit Djathtas për Zhvillim i Eneklejd Alibeajt 8 vota plus, ndërsa 7 vota më shumë mori edhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare.
Ndërkohë që nga rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë. Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin iu hoqën 48 vota të padrejta. Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë, pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit.
Por vetëm pak orë, pasi rinumërimi Bardho i dha mandatin e deputetes Zegjine Çaushit, pasi e refutoi atë edhe pse e fitoi me 10 vota plus. Në një postim në Facebook ajo deklaroi se këtë vendim e kishte marrë para se të niste rinumërimi për qarkun e Fierit. Me përfundimin e kësaj sage rinumërimi, pritet që Komisoni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë zgjedhjet e 11 majit.
Lini një Përgjigje