TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2025, 19:08

Përkeqësohet situata me zjarrin në pyllin e Poros, helikopteri lufton me flakët

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet situata me zjarrin në pyllin e Poros, helikopteri
Pamje nga zjarri në pyllin e Poros

Situata me zjarrin në pyllin e Poros në Vlorë, vijon të jetë kritike.

Flakët kanë përparuar duke djegur masive pyjore, kryesisht me pisha, dhe po afrohen drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë.

Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës.

Në këto momente, në terren ndodhen forca të shumta të zjarrfikëses dhe emergjencave civile, ndërsa një helikopter po operon duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat e zjarrit.

zjarr ne pyllin e poros

Lini një Përgjigje