
Sipas Qeverisë, “imuniteti, duke u konsideruar se nuk është një garanci personale, por një mjet kushtetues për të siguruar funksionimin normal, nënkupton kryerjen e detyrës në mënyrë të pacenueshme. Duke qenë se Kushtetuta ‘e barazon’ anëtarin e Këshillit të Ministrave me deputetin, atëherë edhe ushtrimi i detyrës së ministrit është i pacenueshëm”.
Kolegji Penal i Gjykatës Kushtetuese mblidhet në seancë paraprake lidhur me ankimin e Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, që kundërshtojnë masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO ndaj Belinda Balluku.
Kjo e fundit u pezullua nga funksionet qeveritare me kërkesë të SPAK, pas hetimeve të nisura lidhur me Tunelin e Llogarasë.
Seanca paraprake në Kushtetuese do të përcaktojë nëse do të mbetet në fuqi ose jo vendimi i dhënë nga GJKKO, sikundër do të përcaktohet nëse do të kalojë ose jo në seancë plenare, për tu shqyrtuar më pas si ccështje themeli.
Nëse çështja kalon në seancë plenare për shqyrtim, do të shihet se çfarë do të vendosë Kushtetuesja në raport me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, deri sa të ketë një vendim të plotë.
Relator i çështjes është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj do të jetë Marsida Xhaferllari.
Ankimimi nga Qeveria
Kryeministri Edi Rama atakoi vendimin e GJKKO-së ndaj Ballukut, duke e cilësuar atë si ndërhyrje të një pushteti ndaj një pushteti tjetër.
Në ankimimin e bërë për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri e motivon konstatimin e tij me faktin se vendimi “cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit”.
Sipas arsyetimit, “kjo dispozitë kushtetuese i ka njohur ministrit të njëjtat garanci, përfshirë edhe ato procedurale që ka edhe deputeti, garanci të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e vetë ministrit dhe të Këshillit të Ministrave, si organi më i lartë ekzekutiv kushtetues, i pavarur”. Për këtë arsye, sipas ankimimit, “në rast se nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, nuk mund të vendoset ky pezullim as për anëtarin e Këshillit të Ministrave, sepse në të kundërt do të pezullohej vetë veprimtaria shtetërore e ekzekutivit që ai drejton”.
Në vendimin e saj, GJKKO-ja i referohet nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon pezullimin e ushtrimit të një detyre. Pika 2 e tij përcakton se “kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”. Dhe sipas Gjykatës, të drejtat e Ballukut si deputete nuk cenohen.
Por sipas qeverisë, “përderisa neni 103 i Kushtetutës garanton barazinë e dy subjekteve në të drejta kushtetuese, aq më tepër nuk mund të vihet në dyshim barazia në të drejta ligjore në lidhje me ushtrimin e funksioneve. Ky paragraf, ashtu siç ndalon pezullimin nga detyra të ‘të zgjedhurve’, ashtu ndalon edhe pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave”.
Sipas Qeverisë, “imuniteti, duke u konsideruar se nuk është një garanci personale, por një mjet kushtetues për të siguruar funksionimin normal, nënkupton kryerjen e detyrës në mënyrë të pacenueshme. Duke qenë se Kushtetuta ‘e barazon’ anëtarin e Këshillit të Ministrave me deputetin, atëherë edhe ushtrimi i detyrës së ministrit është i pacenueshëm”.
Për pasojë, sipas qeverisë, GJKKO-ja ka bërë “jo vetëm interpretim të gabuar të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale”, por, si rrjedhojë, është “edhe në shkelje të garancisë kushtetuese të pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, që parashikon se anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit”.
Në ankimimin e Kryeministrit vihet në dukje se vendimi i Gjykatës së Posaçme për Ballukun “cenon parimin e ndarjes së pushteteve, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”, si dhe “ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese, që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë”.
Sipas ankimimit, GJKKO-ja, me pezullimin e Ballukut, “ka krijuar de facto një situatë juridike të ngjashme me shkarkimin”, dhe kësisoj “ka ndërhyrë në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të Kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit”.
Në situatën e krijuar për shkak të vendimit me efekt pezullues të GJKKO-së, në ankimimin e tij kryeministri vlerëson se Qeveria “është penguar në përmbushjen e një sërë kompetencave të veta dhe se tashmë ai nuk mund të marrë në shqyrtim dhe as të nxjerrë akte sipas ligjit, për asnjë nismë, në rastin konkret, në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Sipas ankimimit, “ka një pengesë efektive të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave, e cila përbën cenim të parimit të ndarjes së pushteteve. Kjo, duke qenë se Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e organeve të pushtetit gjyqësor që të pezullojnë veprimtarinë e Këshillit të Ministrave apo të anëtarëve të tij”.
Kryeministri kujton më tej se “kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit” dhe se “organeve të pushtetit gjyqësor, ku përfshihet edhe GJKKO-ja, nuk u njihet asnjë kompetencë nga Kushtetuta, në kuadër të emërimit dhe shkarkimit të ministrave, as edhe të pezullimit të tyre”.
Për këtë arsye, sipas Kryeministrit, vendimi i Gjykatës së Posaçme “ndërhyn drejtpërdrejt në kompetencën e tri organeve të shtetit. Rrjedhimisht, pushteti gjyqësor, pa një tagër të qartë kushtetues, dhe për më tepër në interpretim dhe zbatim të gabuar të dispozitës procedurale të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, vendos të pezullojë vendimmarrjen e dy pushteteve të tjera të pavarura, sikurse janë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, të cilat këto kompetenca i ushtrojnë në koordinim me njëra-tjetrën”.
Për pasojë, “kjo ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, si dhe të atij legjislativ, sjell prishjen e rendit juridik dhe cenon parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve, duke krijuar jo vetëm pezullim të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, por njëkohësisht edhe pezullim të dekretit të Presidentit dhe vendimit të Kuvendit, përmes të cilit ky funksionar politik i zgjedhur ushtron këtë detyrë të lartë shtetërore me përgjegjësi politike përpara zgjedhësve, popullit shqiptar”.
Kërkesa e kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, përveç zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave dhe interpretimit të imunitetit për rastin e anëtarit të qeverisë, synon jo vetëm shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut, por edhe shuarjen e efekteve të këtij vendimi, dhe rikthimin e Ballukut në detyrë, deri në daljen me një qëndrim përfundimtar të Kushtetueses.
Sipas ankimimit, një ndërhyrje e tillë është e nevojshme, për shkak se vendimi i GJKKO-së “prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve”, dhe “lënia në fuqi do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive. Kushtetuta — theksohet në tekstin e ankimit — nuk lejon vakuumin në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe, për rrjedhojë, është detyrë e Gjykatës Kushtetuese që të parandalojë krijimin e një vakance të tillë”.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e dyshuara të parregullta në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Tashmë nën verifikim janë të 7 lotet e projektit, por edhe procedura të tjera tenderuese. Sipas GJKKO-së, masa është e nevojshme pasi ekziston rreziku që Balluku të prishë provat, të ndikojë te dëshmitarët apo të kryejë vepra të tjera të ngjashme “ose edhe më të rënda”, për shkak të funksioneve që ushtron, si dhe rreziku i arratisjes nga vendi.
Nje pyetje te thjeshte per te gjithe zhgarravinat qe hiqen si konstitucionaliste dhe zhuriste sebashku me te parin e qeverise se zhuristeve: Perse duan te bejne rolin e te zgjuarit kur Kushtetuta eshte Themeli dhe Kodi Penal dhe ai I Procedures Penale kane dale ne zbatim te Kushtetutes dhe jane ne harmoni me te ???? Pra e thene "zhuridikisht", keta lapanjoze po kerkojne te ndryshojne edhe Kushtetuten edhe Kodin Penal dhe ate te Procedures Penale vetem per nje prej 40 HAJDUTEVE te Ali Babes.... ???? Shkurt, Qarte, Paster dhe Thjeshte, kjo hajdute eshte kapur jo duke vjedhur POR SEPSE KA VJEDHUR DHE KA GRABITUR taksat e qytetareve, e provuar kjo vjedhje. Akrobacite imuniteti (qe nuk i eshte prekur akoma, por do ti hiqet) dhe funksioni zyrtar jane te ndara qartesisht dhe nuk ka vend per interpetime.
Keta hajdute bashipozuke,kerkojne te bejne te pamundur qe te shpetojne lekuren e tyre,dhe njekohesisht vazhdojne vjedhjet e grabitjet nga taksat e popullit me te varfer ne Europe. Po e bejne Kushtetuten si "leter higjenike". Keta e duan si ne Nepal,ti djegesh brenda si minj