TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 20:50

Plagosja e ‘Julit të Pashakos’, Artan Hoxha zbulon përse autorët qëlluan nga distanca!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e ‘Julit të Pashakos’, Artan Hoxha zbulon përse

Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje lidhur me atentatin e ndodhur sot në qytetin e Lushnjes, ku mbeti i plagosur Juli i Pashakos. Sipas Hoxhës, nga veprimet e autorëve dallohet se ky ishte një atentat mafioz.

Hoxha theksoi se fakti që autorët goditën nga distanca tregon se ata i trembeshin faktit se Julian Sula mund të kundërpërgjigjej pasi rrinte i armatosur. Sipas Hoxhës, ky atentat është bërë në një zonë dhe orar ku ka lëvizje, teksa theksoi se me këto kushte, kjo ngjarje mund të përfundonte me më shumë dëme por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Si ngjarje duket një ngjarje tipike nga këto të botës së krimit të organizuar që kemi ne, me breshëri zjarri në ecje dhe pastaj makina që digjet diku, me gjithë armën e zjarrit për ta lënë aty dhe për të hequr mundësinë e gjetjes së provave. Policia dhe njëherë do merret me këto, mbledhjen e kamerave, po aty në këto nuk janë ngjarje që të ndihmojnë shumë kamerat, kamerat shërbejnë më tepër për median për të treguar një dinamikë se si ka ndodhur ngjarja. Fakti që autorët kanë hapur zjarr pa tentuar t'i afrohen siç ndodhi në atentatin e Rinasit, dëshmon që edhe ata kanë patur frikë që Julian Sula mund të reagonte kundër tyre, se ai lëvizi i armatosur dhe ai mund të kundërpërgjigjet.

Prandaj ata kanë patur vetëm një mundësi zjarri, që ta qëllojnë në ecje dhe pastaj të largohen, pa shkuar në afërsi për ta finalizuar ngjarjen. Arma që ata kanë përdorur është armë frontale, e cila për fat të keq, nëse aty nuk godiste objektivin, pra automjetin, mund të merrte jetë të kalimtarëve. Zona është një zonë e rrahur nga qytetarët, ora është një orë po ashtu me lëvizje të madhe të edhe të mjeteve edhe të qytetarëve. Aty ka shumë njësi shërbimi që po ashtu janë brenda rrezes së breshërisë së kallashnikovi. Për fat të mirë nuk kemi patur humbje të jetëve njerëzore, madje edhe as vetë Julian Sula nuk ka, nuk ka, siç thonë mjekët deri tani, rrezik për jetën. Fakti që ai është goditur tashmë në qytetin e vet, ëh, aty ku kishte domenin e vet, dëshmon që ai e ka humbur, nuk e ka më fuqinë dhe potencialin që ka patur”, tha ai.

Lini një Përgjigje