TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Nëntor 2025, 09:47

Prej kohësh larg vëmendjes mediatike, Rexhina dhe Xhoana në ceremoninë e lamtumirës për Fatos Nanon

Shkruar nga Pamfleti

Prej kohësh larg vëmendjes mediatike, Rexhina dhe Xhoana në

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhet në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli, vajza Edlira, dhe ish-bashkëshortja Rexhina.

Prej kohësh larg vëmendjes mediatike, Rexhina dhe Xhoana në

Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30 dhe do të zgjasin deri në orën 11:00. Me qindra qytetarë po i japin lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit, që për më shumë se dy dekada ishte një prej figurave më të rëndësishme politike në tranzicionin shqiptar.

Prej kohësh larg vëmendjes mediatike, Rexhina dhe Xhoana në

Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik. Mes tyre, do të jenë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, dhe Kryeministri Edi Rama, pasuesi i Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste. Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes.

Prej kohësh larg vëmendjes mediatike, Rexhina dhe Xhoana në

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga rajoni: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të kabinetit të tij; zëvendëskryeministri i Malit të Zi; si dhe kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.

Në fund, me nderime, trupi i Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit, që do të jetë në Sharrë. Familja ka kërkuar të kryejë në privatësi, në shtëpi edhe shërbesën e ritualit ortodoks për Fatos Nanon, i cili ishte i pagëzuar dhe i martuar me Xhoanën në Kishën Ortodokse Shqiptare.

 

1 Komente

  1. E
    EH

    Nuk eshte Rexhina por vajza e tij

    Lini një Përgjigje