TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 08:18

Procesi gjyqësor ndaj Veliajt, nis sot seanca në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
Procesi gjyqësor ndaj Veliajt, nis sot seanca në GJKKO
Procesi gjyqësor ndaj Veliajt

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillohet sot seanca e parë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit për ndarjen e çështjes që përfshin 11 të pandehur në të njëjtën dosje.

Më herët, GJKKO kishte urdhëruar SPAK-un t’i vinte në dispozicion Veliajt të gjithë aktet hetimore. Megjithatë, sipas pretendimeve të mbrojtjes, kryebashkiaku ende nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt që përbëjnë dosjen hetimore.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn, i cili mbetet i vetmi i pandehur në këtë proces që ndodhet në qeli.

Seanca e sotme pritet të shënojë nisjen e shqyrtimit në themel të çështjes, ndërsa mbrojtja dhe prokuroria do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me procedurën dhe provat e administruara në dosje.

Lini një Përgjigje