TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 18:24

Daku realizon me klas, skuadra e Premier Ligës “çmendet” pas golit të sulmuesit shqiptar: Masterclass (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Daku realizon me klas, skuadra e Premier Ligës “çmendet”
Mirlind Daku

Pas një sezoni me ulje-ngritje në Premier Ligën ruse, ku dëmtimet ndikuan në ecurinë e tij me Rubin Kazan, Mirlind Daku duket se e ka nisur në mënyrë premtuese përgatitjen për edicionin e ri.

Sulmuesi shqiptar shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Orenburgut, edhe pse Rubin Kazan u mposht me rezultatin 2-1. Daku realizoi në minutën e 24-t, duke finalizuar me një prekje të zgjuar që la pa reagim portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i tij u publikua nga Rubin Kazan në rrjetet sociale, ku klubi e shoqëroi videon me një mesazh vlerësues: "Mbaje topin, pasoje dhe lëviz – një masterklasë nga Mirlind Daku në mënyrën e shënimit të golit."

Realizimi i Dakut vjen si një sinjal pozitiv përpara nisjes së sezonit të ri, teksa sulmuesi shqiptar synon të lërë pas problemet fizike dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje