Argjentina do të zbresë sot në fushë përballë Egjiptit, në një ndeshje ku synon të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Kampionët në fuqi mbeten mes pretendentëve për të mbrojtur titullin, por deri tani nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre, të cilat kanë qenë nën pritshmëritë.
Pavarësisht kritikave për formën e sulmuesit Julian Alvarez gjatë këtij Botërori, trajneri Lionel Skaloni pritet t’i besojë sërish një fanellë titullari. Ndërkohë, Lautaro Martinez dhe Niko Paz pritet ta nisin ndeshjen nga stoli.

Lini një Përgjigje