Aktualitet 2 Tetor 2023, 15:30

"Pushteti kërcënon shtetin", gazetari: SPAK merret me 5 mijë lekëshe policësh, dosjet e ministrave flenë

Shkruar nga Pamfleti

"Pushteti kërcënon shtetin", gazetari: SPAK merret me 5

Gazetari Basir Çollaku komentoi takimin me dyer të mbyllura mes Kreut të KLP dhe Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se jemi në momentin që pushteti kërcënon shtetin.

Mes të tjerash ai nënvizoi se në Prokurorinë e Posaçme ka prokurorë por janë të pamjaftueshëm për të zgjidhur dosjet që janë në institucion. Çollaku tha më tej se SPAK merret me 5 mijë lekëshe policësh, ndërsa dosjet e ministrave flenë.

“Jemi në momentin ku pushteti kërcënon shtetin. Një pjesë të gjymtimit të hetimit e kontrollon jo prokurori. Media duhet të jetë selektiv. Dëshmia e Nuredin Dumanit ka sjellë shumë ngjarje. Dhe nga dëshmia e Tafanit dolën shumë gjëra, por ato duhen verifikuar nëse janë të vërteta apo jo. Në këtë histori ka pak show. Prokuroria e Posaçme ka prokurorë por janë të pamjaftueshëm për sasinë e dosjeve. Ata merren me 5 mijë lekëshe policësh, por aty ka dosje ministrash që po flenë ende. Prokurorët duhet të merren me të gjitha palët që kanë kryer vepër penale. Terreni që ka fituar paligjshmëria, mafia dhe krimi tek institucionet është shumë kritike”, tha ai.

pushtet kercenim shtet spak gazetari