Aktualitet28 Shkurt 2024, 14:53

Rama e cilësoi presidentin rus mesjetar, ironizon Artan Hoxha: Udhëheqësi ynë ja futi sot Putinit!

Shkruar nga Pamfleti
Rama e cilësoi presidentin rus mesjetar, ironizon Artan Hoxha:
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Samitin për Ukrainën që u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen për herë të parë të Volodimir Zelenskyt.

“Udhëheqësi ynë ja futi sot Drushë Putinit”, shkruan Hoxha, duke iu referuar fjalëve të Ramës ku tha se logjika e përdorur nga Putini për nisjen e luftës në Ukrainë është mesjetare. 

Gazetari vijon më tej: “Padyshim sot do te jemi lajm dhe në stepat e thella te Azisë, në Ulan Bator të Mongolisë së largët”.

“Udhëheqësi ynë ja futi sot Drushë Putinit… I kujtoi pushtimin e Xhingis Khanit dhe Perandorisë Mongole, ndaj territoreve ruse para 800 vitesh…. Padyshim sot do te jemi lajm dhe në stepat e thella te Azisë, në Ulan Bator të Mongolisë së largët”-ka shkruar Hoxha në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë që në konferencën e përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë shembullin e Perandorisë Mongoleze dhe zgjerimin e saj në kontinentet e Azisë dhe Evropës në shekujt 14 dhe 15 për të shpjeguar logjikën që ka përdorur presidenti i Rusisë Vladimir Putin për nisjen e luftës në Ukrainë.

Në përgjigje të pyetjes të gazetarëve për rrezikun që mund t’i kanoset rajonit nga lufta në Ukrainë, Rama tha se ky rrezik ekziston në një rajon ku nuk është e thjeshtë të gjenden alibi dhe harta për të shkaktuar konflikte.

Rama tha më tej se logjika e përdorur nga Putini është mesjetare dhe do të shkaktonte një luftë pa fund.