Aktualitet28 Shkurt 2024, 13:13

Përfundon samiti për Ukrainën, liderët realizojnë foton familjare

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon samiti për Ukrainën, liderët realizojnë foton

Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve. Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.

Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u vendosën në qendër të fotos, ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u rreshtua krah Ramës, me Vuçiç që u vendos krahë Zelenskyt.

Pas shkrepjes së fotos liderët janë futur sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ndërsa pritet që në vijim Rama dhe Zelenskyy të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

I pari që ka folur në samit ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili tha se lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake, ku presidenti rus Putin synonte fshirjen e Ukrainës nga harta.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin e tij nga Tirana se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi dështimi i tij është siguri për Ukrainën.

Zelensky ka theksuar se Putin po kërkon që të vendosë diktatet e veta në Evropë dhe se këtë mund ta bëj nëse mund Ukrainën. Po ashtu ai ka deklaruar se vizioni i Ukrainës për Evropën bazohet te dinjiteti dhe se kjo duhet që të vazhdojë e të mposhtë Rusinë.

"Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.

Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë.

Të gjithë duam që të jetë ajo hapësirë që përcakton fatin e vet. Kemi parë se si në të shkuarën, ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombet e tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në të gjitha pjesët e tjera të Evropës. Tani Putin do të bëjë këtë gjë, e gjithë armiqësia e tij, dhe gjithçka që do të bëjë duke detyruar edhe kombet e tjera të bëjnë ashtu siç thotë ai. Është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çduhet të bëjnë kombet. Prandaj është e rëndësishme për kombet tona që Putini dhe regjimi i tij, sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të", tha Zelenksy në fjalën e tij.

 

lidere samiti per ukrainen foto familjare