Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mëngjesin e së mërkurës një pallat 10-katësh në zonën Linkeroever të Antwerpit, në Belgjikë, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërtesa, ku jetonin më shumë se 200 persona, u evakuua menjëherë pas shpërthimit të flakëve. Sipas autoriteteve, disa persona kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spital, ndërsa të tjerë janë trajtuar në vendngjarje për lëndime më të lehta.
Zëdhënësja e distriktit policor të Antwerpit, Kim Bastien, tha se situata mbetet kritike dhe se operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.
“Pak para orës 10:00 të mëngjesit, një zjarr shpërtheu në një pallat apartamentesh në August Vandermeylelaan në Linkeover. Shpejt u bë e qartë se ishte një zjarr serioz. Ka disa të plagosur rëndë dhe disa të plagosur lehtë që po marrin trajtim mjekësor në vendngjarje. Fatkeqësisht, ka edhe disa të vdekur. Për momentin, zjarrfikësit po vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka ende njerëz brenda ndërtesës. Nuk mund të japim asnjë shifër për momentin, pasi përparësia është aktualisht kërkimi i viktimave dhe ofrimi i ndihmës mjekësore”, tha Kim Bastien, zëdhënëse e distriktit policor të Antwerpit.

Zjarrfikësit sqaruan se flakët kanë shpërthyer në katin e tetë të ndërtesës dhe jo në katin e dhjetë, siç u raportua fillimisht. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, tymi i dendur kishte përfshirë një pjesë të madhe të pallatit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe evakuimin.
Gjatë operacionit është publikuar edhe një video tronditëse, ku shihet një banor që ngjitet nga ballkoni i apartamentit të tij drejt dritares së një fqinji për t'i shpëtuar tymit të zi.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Antwerpit tha se ndërhyrja paraqet vështirësi të mëdha, megjithëse flakët nuk rrezikojnë më të përhapen.
“Ky është një zjarr shumë kompleks. Zjarri nuk është ende nën kontroll, por nuk mund të përhapet më. Ky është një lajm i mirë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Antverpit.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë kontrollin e ndërtesës për të gjetur persona të tjerë, duke përdorur listën e banorëve të pallatit.
“Ne kemi gjetur njerëz të tjerë. Ekipi ynë i ngjitjes është mobilizuar gjithashtu për të evakuuar njerëzit në mënyrë të pavarur nga kamionët e zjarrfikësve me shkallë.”, tha ai.
JUST IN: Multiple people dead, several others seriously injured after an apartment building fire in Antwerp, Belgium. pic.twitter.com/xBSQ5kTbdO
— Scope Report (@ScopeReport_) July 1, 2026
Lini një Përgjigje