TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 20:06

"Rama, jep dorëheqjen, merre Saliun me vete", aktivistja: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve!

Shkruar nga Pamfleti

"Rama, jep dorëheqjen, merre Saliun me vete", aktivistja: Kemi

Aktivistja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, mbajti një fjalim të fortë nga protesta e sotme para Kryeministrisë. Ajo e cilësoi qëndresën e protestuesve si historike dhe theksoi se karakteri paqësor i lëvizjes ka shqetësuar qeverinë.

Gjatë fjalës së saj, Kokaj u shpreh se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se, sipas saj, ajo po merr mbështetje edhe nga ndërkombëtarët.

Aktivistja bëri thirrje për anulimin e ligjeve që bien ndesh me interesat e shqiptarëve, si edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fund të fjalës së saj, aktivistja iu drejtua kryeministrit me një apel të drejtpërdrejtë, duke përmendur edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Qëndresa jonë është historike dhe kjo qëndrese kaq e bukur dhe kaq paqësorë është ajo që i ka prishur gjumin qeverisë. Ne do vazhdojmë çdo ditë e më shumë. Ndërkombëtarët janë me ne, disa prej tyre janë disa mes nesh, disa do vijnë në ditët në vazhdim. Kjo është një mbështetje e madhe. Por edhe në duhet të mbështesim ato vendime që PE ka marrë për ne. Do ti thërrasim shumë fort anulimit të ligjeve dhe dorëheqjes. Rama jepe dorëheqjen, merre Saliun me vetë”, tha Kokaj.

luçiana kokaj aktivistja dhe banorja e rrjollit

Lini një Përgjigje