TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 22:02

Rama, mullixhiu i kënaqur që fut në shtrat edhe nusen e inatosur edhe vjehrrën e zemëruar të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Rama, mullixhiu i kënaqur që fut në shtrat edhe nusen e inatosur

Opinionit Lorenc Vangjeli, duke komentuar situatën në Partinë Demokrati dhe lëvizjet e fundit të bërë nga dy grupimet e saj, deklaroi se kjo i leverdis kryeministrit Rama.

Në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ai tha se kjo situatë është ideale për kryeminsistrin ha se situata në Partinë Demokratike i leverdis kryeministrin Edi Rama

Edi Rama ka fat më shumë se ai mullixhiu i dikurshëm! Edi Rama fle edhe me nusen edhe mërzitur edhe me vjehrrën depseze. Më të dyja së bashku. Për Edi Ramën është situata ideale që PD të mos e di se cili është kryetari i saj. Dy mëtonjësit kryesor edhe nusja edhe vjehrra janë në shtratin e Ramës. Të dyja së bashku herë njëra, herë tjetra nuk ka rëndësi, radhën gjithashtu nuk ka rëndësi’, tha Vangjeli.

Ndër të tjera Vangjeli tha se Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për të shkatërruar këtë opozitë.

Në PD janë të shqetësuar se kush do ta udhëheqë këtë organizatë politike. Të gjitha veprimet, interesat e përkundura që shkojnë atje edhe politike edhe individuale duket se kanë shënjuar jo vetëm fitoren e Ramës në një mandat të katërt, por do të ishte edhe vetë humbja e PD-së. Kur i ligu hap gropat në rrugë budallai e gjen vet rrugën për të rënë vetë brenda! Të gjithë ndoshta të gjithë, në këtë histori peshën kryesore e kanë dy personazhe, Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për ta shkatërruar këtë opozitë. I kanë hequr një alternativë për ta zgjedhur. I kanë bërë një dëm të jashtëzakonshme gjithë sistemit në vend. Kanë krijuar një seri problematikash. Ky është një mëkat i cili për fat të keq do të shpaguhet nga të gjithë shqiptarët. Një të keqe të jashtëzakonshme edhe atyre demokratëve që mendojnë si mund të qeverisin më mirë’, tha Vangjeli.

vangjeli rama

Lini një Përgjigje