Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe diplomati Lutfi Bilali, ka folur lidhur me arrestimin e presidentit të Venezuelës nga SHBA.
Ai tha se ndërhyrja e SHBA-së në Venezuelë që kulmoi me kapjen dhe burgosjen e Nikolas Maduro ka të bëjë me naftën dhe menaxhimin e resurseve të atij vendi.
“Ky është një sinjal që vendet në buzë të kaosit të kenë frikë. Madje dhe vetë z. Rubio që ka deklaruar se me këtë president (Donald Trump) nuk bëhet shaka”, tha Lutfi Bilali për “Ora News”.
Sipas tij, ndërhyrja amerikane tregon që SHBA kërkon të menaxhojë plotësisht Venezuelën duke treguar forcë dhe dominancë si dhe t’i përdorë resurset. Eksperti theksoi se "të gjitha vendet që ndodhen në kaos, duhet të kenë frikë pasi Trumpo nuk fal".
Lini një Përgjigje