TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 07:40

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat Veriore dhe gjysmën Lindore të territorit; vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave por reshjet e shiut do të mbeten dominante sërisht në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Lini një Përgjigje