Aktualitet30 Maj 2023, 22:07

Rritja e pagave të politikanëve, Shabani: Gjysma e deputetëve nuk e justifikojnë rrogën, s’kanë folur kurrë në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave të politikanëve, Shabani: Gjysma e deputetëve nuk

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, deklaroi se me miratimin e rritjes së pagave të politikanëve do duhet të ketë rritje të ekonomisë, përndryshe kjo do shoqërohet me rritje të inflacionit për shkak të printimit të parave ose me rritje të taksave.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “News24”, ai tha se deputetët janë në konflikt interesi duke votuar për rritjen e pagave të tyre, ndërsa shtoi se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë folur ndonjëherë në parlament apo të kenë marrë pjesë në komisione për të justifikuar rritjen e rrogës.

Një deputet sot do marrë një pension në ditë. Nuk është vetëm kjo pabarazia që rritet sepse do rriten taksat për të rritur nivelin e pagave në administratë. Ose duhet të rritet ekonomia, që nuk po e shohim, ose do printohen më shumë para që do sjellë rritje inflacioni, ose do rriten taksat. Mund të ndodhin edhe të dyja së bashku. Kemi një sistem taksimi të padrejtë, takson më shumë shtresën e mesme që varfërohet më shumë dita ditës.

Thelbi është konflikti i interesit që kanë deputetët. Janë të vetmit që rrisin pagat e vetes. Mund t’i rrisnin për mandatin e ardhshëm për të eliminuar konfliktin e interesit. Në çdo profesion kur kërkohet rritje rroge duhet treguar çfarë është bërë për ta merituar. Një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë shkuar një herë për të folur, as në komisione nuk kanë ikur. Vetëm kanë votuar koncesione që kanë sjellë dëme. Për vete i kanë rritur rrogat që në prill 2023. Në prill nuk ka pasur fare seanca. Pra kaq mjafton për të kuptuar shkëputjen e tyre nga votuesit e tyre. Një mjek apo mësues bën shërbime publike, ndërkohë çfarë kanë bërë këta për të merituar rritje rroge kaq të madhe”, tha Shabani.

shabani pagat deputetët