Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 21:36

Sa ar u nxor në Rubik që nga ‘69-ta deri në ‘90-ën kur u mbyll uzina? Flet specialisti

Shkruar nga Pamfleti

Sa ar u nxor në Rubik që nga ‘69-ta deri në

Nikoll Marku ish-drejtor në Uzinën e Bakrit në Rubik dhe kimist në laboratorin e uzinës tregoi në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv sa ar u nxor në Rubik që nga ‘69-ta deri në ‘90-ën kur u mbyll uzina. Zoti Marku tha se që prej vitit 1935 kjo uzinë prodhonte bakër, ndërsa pas 1964-ës nisi të prodhojë ar, së pari në sasi të vogla e më tej në sasi më të mëdha. Ndërsa tregon se floriri i nxjerrë në Rubik ishte i standardizuar dhe me 99.95% ar, specialisti thotë se kanë dërguar tonelata me florinj dhe argjend në Zvicër. Megjithëse janë prodhuar tonelata me ar dhe argjend në Rubik para 1990-ës, që nga viti 1990 nuk u nxor më, ndërsa në vitin 2002 kjo uzinë u mbyll.


Shifrat për prodhimin e arit nga Uzina e Bakrit në Rubik ndër vite:

Sa ar u nxor në Rubik që nga ‘69-ta deri në
Për çdo kallëp ari që do dorëzohej pranë thesarit të shtetit uzina prodhuese e
Rubikut e shoqëronte me një vlerësim cilësor që nuk mund të ishte poshtë vlerës 99.95% Au. Laboratori konfirmonte një tolerancë gabimi në analizën kimike.

Prodhimi i Argjendit nga Uzina e Rubikut ndër vite:

Sa ar u nxor në Rubik që nga ‘69-ta deri në
Për çdo kallëp ari që do dorëzohej pranë thesarit të shtetit uzina prodhuese e Rubikut e shoqëronte me një vlerësim cilësor që nuk mund të ishte poshtë vlerës 99.90 %.Toleranca gabimi në analizën kimike të argjendit ishte 0.06%. Në vitin 1988 kjo sasia e arit dhe argjendit u prodhuan nga U.B.Rubik edhe e depozituar në thesarin e shtetit u dërgua për standartizim edhe depozitim në Bankën e Zvicrës./Dritare.net