Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 21:19

“Kemi vendosur 17 veto”, Greqia kërcënon sërish për Belerin dhe hedh në sulm nënkryetarin e KE: Nuk do hapet asnjë kapitull i integrimit

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi vendosur 17 veto”, Greqia kërcënon sërish

Greqia vijon të kërcënojë për rastin e Fredi Belerit.  Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas ka deklaruar se ata do të bëjnë gjithçka për bllokimin e integrimit të Shqipërisë.

Asnjë kapitull i vetëm pranimi nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja e Belerit nuk zgjidhet”, thotë Schinas.

Nënkryetari i KE-së vuri në dukje se deri më tani janë vënë 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mendoj se miqtë tanë në Tiranë e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje. Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin", shtoi ai.

Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave. Sot seanca ndaj tij u shty sërish për javën që vjen.