Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 21:14

Argita në krye të PD-së? Minxhozi: E pamundur, DASH ka djegur çdo mundësi kalimi të stafetës politike brenda familjes Berisha!

Shkruar nga Pamfleti

Argita në krye të PD-së? Minxhozi: E pamundur, DASH ka djegur

Të shtunën e 2 dhjetorit Foltorja mbajti Kuvendin Kombëtar, në të cilin u konfirmua Berisha në krye të saj. Pjesa që mori vëmendjen ishte shfaqja e vajzës së ish-kryeministrit, e cila mbajti një fjalim në Pallatin e Kongreseve gjë që për shumë u lexua si një tentativë e Berishës për të trashëguar partinë tek e bija.

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Skënder Minxhozi u ndal tek vendimi i DASH, i cili ka shpallur “non grata” jo vetëm Sali Berishën, por edhe fëmijët e tij.

Ai tha se vendimi i amerikanëve për shpalljen “non grata” është “qëndisur” në atë formë, e cila do të djegë çdo kalim të mundshëm të stafetës politike brenda familjes së ish-kryeministrit.

E dyta, vendimi amerikan për shpalljen non grata të familjes Berisha është ndërtuar në mënyrë të tillë që të djegë mundësinë e një stafete politike brenda familjes. Deri tek fëmijët shkon dhe Malltezi bën pjesë në listë dhe ka statusin e Berishë. Ka faktin se kryetarin e ka të damkosur dhe nuk e zgjidh me vendosjen eventuale të zonjës Malltezi në krye të partisë”, tha ai.

minxhozi dash argita