TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 07:29

“Sazani, maja e Ajsbergut”, Kokalari: Kushner me arabët kanë plane masive, po shfrytëzojnë politikanët e korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

“Sazani, maja e Ajsbergut”, Kokalari: Kushner me arabët

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që të angazhohen dhe të reagojnë, për të ndalur dhurimin apo shitjen e Shqipërisë.

Kokalari, lidhur me ishullin e Sazanit, shkruan se ai është maja e ajsbergut.

“Kushner, bashkë me arabët, që kanë bërë një mastër plan për Gazën dhe Ukrainën, kanë plane masive për Balkanin duke filluar me Shqipërinë, dhe duke shfrytëzuar politikanët e korruptuar që po mundësojnë vjedhjen masive dhe të atyre pak territore që na kanë mbetur”, shkruan Kokalari. Sipas saj, Ivanka, s'ka asnjë arsye t'i futet historisë së Shqipërisë përveç se joshjes nga leku që do bëjnë në kurriz të kombit tonë.

Postimi nga Evi Kokalari

Boll me ngazëllimin e faktit që Ivanka Trump paska filluar 'research' për historinë e Shqipërisë, por filloni ngrini pyetjen pse?

Shkruajta në detaje përpara disa ditësh, dhe po ju them, Sazani është maja e ajsbergut. Kushner, bashkë me arabët, që kanë bërë një mastër plan për Gazën dhe Ukrainën, kanë plane masive për Balkanin duke filluar me Shqipërinë, dhe duke shfrytëzuar politikanët e korruptuar që po mundësojnë vjedhjen masive dhe të atyre pak territore që na kanë mbetur.

Çfarë ndodhi mbas takimit - fiasko të Kushner, Ëitkoff dhe Putinin, ka ekspozuar një lojë super të pisët, dhe ishte Putini që i ekspozojë.

Nëse do flini gjumë dhe nuk angazhoheni ta ndalojmë, por merreni me idiotlliqe se po mëson Ivanka historinë, do humbim cdo gjë.

Ivanka, s'ka asnjë arsye t'i futet historisë së Shqipërisë përveç se joshjes nga leku që do bëjnë në kurriz të kombit tonë.

Lini një Përgjigje