TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 13:33

Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Ramës kundërshton Veliajn: Ishe në dijeni të shkarkimit

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Ramës

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e saj përfaqësuesja ligjore  e Këshillit të Ministrave Irma Qose ka kundërshtuar Veliajn duke thënë se ai ishte në dijeni të shkarkimit.

"Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak.

Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij.

Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij.", tha ajo.

 

 

Lini një Përgjigje