TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2025, 20:46

“Shatërvan” në mes të rrugës në Elbasan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit

Shkruar nga Pamfleti

“Shatërvan” në mes të rrugës në Elbasan,

Një “shatërvan” i papritur u krijua mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pas shpërthimit të tubacioneve të reja të ujit të pijshëm të vendosura nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë ujë që del me presion të lartë, duke përmbytur rrugën dhe duke vështirësuar qarkullimin. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa sipas banorëve, ekipet teknike nuk kanë mbërritur ende për të ndërhyrë.

Banorët e lagjes “Haxhia” shprehen të revoltuar, pasi kjo është hera e tretë brenda pak muajsh që shpërthejnë tubacionet e reja. Ata akuzojnë cilësinë e dobët të punimeve dhe theksojnë se ankesat e përsëritura pranë institucioneve kanë mbetur pa përgjigje.

Lini një Përgjigje