TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2023, 22:37

“SHBA mbështet më të fortët”, Arian Çani: Nëse Berisha do bëhej kryeministër, Uashingtoni do ndryshonte qëndrim

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA mbështet më të fortët”, Arian Çani:

Gazetari Arian Çani ka deklaruar se amerikanët janë gjithmonë me më të fortin. Ai shtoi se nëse Sali Berisha do të fitonte ndaj Edi Ramës në zgjedhjet vendore, amerikanët do të ndryshonin qëndrim ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se amerikanët janë të drejtpërdrejtë dhe me Shqipërinë e kanë luajtur lojën hapur.

Amerikanët nuk pyesin se sa i mirë apo sa i keq je, sa i bukur dhe sa i shëmtuar je  thonë kush është i forti në këtë moment me atë do bëhen. Nëse do të fitonte Saliu, amerikanët do të ndryshonin qëndrim. Amerikanët janë të drejtpërdrejtë, e luajnë lojën hapur.  Po të ishte sot Saliu në gjendje të mundte Edi Ramën kujtoni se amerikanët do të kishin këtë qëndrim? Do të shkonin në zyrë dhe ta takonin. Për fatin e keq kjo botë është xhungël dhe në këtë xhungël fiton më i forti”, tha ai.

Çani shba berisha

Lini një Përgjigje