TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 14:50

Shifrat në Google Trends, shqiptarët më kuriozë se amerikanët për zbulimet e Jeffrey Epstein

Shkruar nga Pamfleti
Shifrat në Google Trends, shqiptarët më kuriozë se
Jeffrey Epstein

Publikimi i dokumenteve që lidhen me dosjen e Jeffrey Epstein ka nxitur një rritje të dukshme të kërkimeve në internet nga përdoruesit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Google Trends, gjatë javës së fundit interesi për këtë çështje në Shqipëri ka arritur vlerën 67. Ky tregues përdoret për të matur sa shpesh kërkohet një term në Google, ku vlera 100 përfaqëson nivelin maksimal të interesit në një periudhë të caktuar. Në të njëjtën javë, vetëm Norvegjia ka shënuar nivelin maksimal.

Interesi nuk ka rënë as në orët e fundit. Në momentin e raportimit, kërkimi për termin “Epstein” shënonte vlerën 78, duke treguar se vëmendja vijon.

Shifrat në Google Trends, shqiptarët më kuriozë se

Nga shpërndarja gjeografike e kërkimeve rezulton se interesimi më i lartë vjen nga Tirana. Pas kryeqytetit renditen Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Elbasani.

Dosjet që mbajnë emrin e Epstein përfshijnë materiale hetimore dhe gjyqësore të lidhura me Jeffrey Epstein, financier amerikan i arrestuar për trafik seksual dhe abuzim me të mitura. Në këto dokumente përfshihen prova të përdorura nga autoritetet, të dhëna mbi rrethin e tij shoqëror, dëshmi të viktimave, si edhe informacion mbi mënyrën se si ai administronte pasurinë dhe ndikimin e tij.

Publikimi i këtyre materialeve ka rihapur diskutime mbi lidhjet e Epstein me persona me pushtet dhe mbi trajtimin institucional të çështjeve të tilla në nivele të larta.

 

google trends jeffrey epstein

Lini një Përgjigje