TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 4 Korrik 2026, 17:24

Thirrjet për bojkot të koncertit, reagon Aurela Gaçe: Kjo që bëni është dhunë!

Shkruar nga Pamfleti
Thirrjet për bojkot të koncertit, reagon Aurela Gaçe: Kjo
Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas thirrjeve në rrjetet sociale për bojkotimin e koncertit të saj në Shkodër, duke i cilësuar sulmet ndaj saj si të papranueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gaçe u shpreh se është "bijë e popullit" dhe se nuk ka qenë kurrë pjesë e administratës shtetërore apo e fushatave elektorale.

"Unë jam bijë e popullit. Jam krah tij edhe me vepra. Ndaj kujdes kur të marrësh foton e dikujt që nuk ka punuar kurrë në shtet, nuk merr rrogë askund ku cenohen taksat e popullit dhe nuk ka pranuar kurrë të jetë pjesë e fushatave elektorale", shkruan ajo.

Artistja theksoi se protesta e saj është e dukshme në qëndrimet që ka mbajtur ndër vite, ndërsa sqaroi se nuk ka përfituar asnjëherë fonde apo tendera publikë.

"Unë jam person publik, por privat. Nuk jam pjesë e rrogëtarëve në shtet, nuk kam marrë kurrë një tender dhe nuk kam marrë pjesë në fushata, pavarësisht pagesave të majme", u shpreh Gaçe.

Në fund të reagimit, këngëtarja kritikoi përdorimin e imazhit të saj në thirrjet për bojkot, duke e cilësuar këtë veprim si një formë dhune.

"Të marrësh foton e dikujt e ta bësh tabelë qitjeje për qëllimet e tua, që dyshoj se janë të pastra, është e papranueshme. Kjo që bëni është dhunë", përfundon reagimi i saj.

aurela gaçe bojkot protesta

1 Komente

  1. U
    Unë

    Kënga zyrtare e fushatës së Partisë Socialiste e titulluar "Jehona" është kolona zanore e realizuar nga grupi i njohur West Side Family në bashkëpunim me këngëtaren Aurela Gaçe.Kjo këngë u krijua posaçërisht për fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe u kompozua nga Klodian Qafoku. Kryeministri Edi Rama, i cili ka pasur një bashkëpunim të hershëm me grupin West Side Family (që nga kënga e famshme "Tirona"), ishte vetë protagonist në videoklipin e këtij projekti muzikor.

    Lini një Përgjigje