Aktualitet 4 Mars 2024, 19:28

Shqipëria në “radarët” e Putinit? Baza e Kuçovës jehonë edhe në Moskë, mediat perëndimore e lidhin me luftën Rusi-Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria në “radarët” e Putinit? Baza e
Inaugurimi i bazës së Kuçovës

Mediat perëndimore i kanë bërë jehonë inaugurimit të bazës së Kuçovës, teksa raportime ka pasur edhe nga mediat ruse...

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë inaugurimit të bazës së Kuçovës. Kjo bazë do të jetë në shërbim të SHBA e NATO, teksa ky veprim vjen pas zhvillimeve të javës që shkoi, ku Shqipëria vendosi të ndihmojë Ukrainë me armatime. Pra janë dy veprime që “godasin” Moskën dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendje nga mediat ndërkombëtare. “Reuters”, “Associated Press”, “Wshington Post” i kanë bërë jehonë, teksa po ashtu kanë shkruar dhe mediat ruse.

Mediat Perëndimore e lidhin inaugurimin e bazës me luftën në Ukrainë. Sipas tyre, baza do përdoret nga NATO për misione. “Shqipëria, anëtare e NATO-s, e cila nuk ka avionë luftarakë të sajat, hapi të hënën një bazë ajrore të rindërtuar të epokës sovjetike për t'i shërbyer NATO-s mes një kërcënimi në rritje nga Rusia”, shkruan “Reuters”, duke përmendur dhe fjalën e Ramës. Nga ana tjetër “Reuters” përmend edhe bazën detare të Porto Romanos. “Shqipëria, e cila u bashkua me NATO-n në vitin 2009, është gjithashtu në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut”, thuhet në tekst.

Shqipëria në “radarët” e Putinit? Baza e

Më i drejtpërdrejtë është “Barrons”, e cila shkruan: “Shqipëria inauguroi të hënën një bazë ajrore të mbështetur nga NATO, duke dëshmuar zgjerimin e aleancës në Evropën Juglindore, ndërsa tensionet mbi pushtimin rus të Ukrainës trondit rajonin. Baza shërben si simboli më i fundit i zhvendosjes së Shqipërisë drejt Perëndimit, dhe një tampon kryesor ushtarak në Evropë, ndërsa Rusia bën luftë në Ukrainë”.

Shqipëria në “radarët” e Putinit? Baza e

Ajo që bie në sy është se shumë media ruse i kanë bërë jehonë inaugurimit të kësaj baze, teksa nuk u ka shpëtuar deklarata e Edi Ramës, që përmendi dhe Rusinë.

Shqipëria hapi aeroportin ushtarak të Kuçovës, të ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik, për të strehuar forcat ajrore të NATO-s. Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i NATO-s. “Rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës është një investim strategjik dhe tregon se ne duhet të vazhdojmë të forcojmë praninë tonë në Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësi i aleancës Dylan White.

"Fusha ajrore ndodhet 80 km larg kryeqytetit të Shqipërisë, kostoja e rindërtimit ishte 50 milionë euro”, shkruan “Tass”.

Më tej vijohet: "Kjo bazë do të shtojë një element tjetër sigurie në Ballkanin Perëndimor. Sot jetojmë në një epokë tjetër dhe për fat të mirë, në anën tjetër,’ citon ‘Reuters’ të ketë thënë kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai e lidhi hapjen e bazës ajrore me "kërcënimin" që pretendohet se buron nga Rusia". Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe mediat e tjera ruse. Pra duket se tani Shqipëria ka hyrë brenda radarit rus. /Pamfleti

Shqipëria në “radarët” e Putinit? Baza e