Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me bllokimin e aksit Prrenjas-Librazhd, si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Spahiu thotë se qeveria shqiptare dhe strukturat në varësi të saj nuk mund të justifikojnë shembjen e rrugës, vetëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pasi veprat infrastrukturore nuk mund të jenë kaq delikate.
Spahiu ironizoi qeverinë shqiptare, duke theksuar se në verë justifikojnë zjarret me temperaturat e larta, ndërsa në dimër justifikojnë përmbytjet me reshjet e shiut.
"Duket tërësisht joprofesionale dhe e papërgjegjshme justifikimi që zyrtarë të shtetit në verë justifikohen me diellin dhe vapën kur bien zjarret, në dimër me shiun. Kjo qeveri e Shqipërisë duhet të përgatitet për fatkeqësi natyrore, alternativa dhe infrastrukturë. Gjithë situata është që ne kemi një shtet pa vizion. Është e pafalshme që ne dalim pas 4 dekadash nga sistemi komunist dhe Enver Hoxha të ketë ndërtuar më shumë porte, aeroporte, ura etj., krahasuar me qeveritë e Nanos, Metës, Berishës, Ramës. Zyrtarët e shtetit duhet të marrin përgjegjësi, sepse në vitin 2026 çdo aks kombëtar duhet të ketë rrugë dytësore. Janë katandisur si në kohën e Ahmet Zogut, kur në vitin 1937 kishte linjë ajrore Korçë-Tiranë", tha Spahiu për "Report Tv".
Lini një Përgjigje