Aktualitet17 Maj 2023, 09:36

Skenarët për Himarën/ Flet djali i Fredi Belerit: Do kërkojmë ndihmën e Greqisë, Rama e ka personale

Shkruar nga Pamfleti
Skenarët për Himarën/ Flet djali i Fredi Belerit: Do
Fredi Beleri

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në burg dhe ka kërkuar që të zhvendoset në spital për shkak të problemeve shëndetësore, mirëpo djali i tij ka konfirmuar se gjendja psikologjike e tij është “shkëmb”. Në një intervistë për mediat greke, ai ka treguar se e ka takuar 2 herë babanë që nga momenti i arrestimit.
“E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta”. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

Djali i kryebashkiakut të ri të Himarës tashmë, Petro Beleri thotë se nuk ka asnjë provë që fajëson babanë e tij, e ndërsa arrestimin e konsideroi si një hakmarrje personale të kryeministrit Edi Rama.
“Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresa nuk ka prova për atë që e akuzojnë. Në 10 ditët e fundit, vetë Rama e kishte marrë personalisht çështjen e Himarës. Kudo që ishte në çdo fjalim i referohej Himarës për fat të keq me karakteristika shumë të këqija dhe përpiqej të polarizonte klimën politike. Ai thoshte “Nuk do ta lejoj veten të mos fitoj Himarën. Ajo që ndodhi në Himarë do të bëjë histori, një grusht njerëzish arritën të fitojnë kundër një shteti. Për shkak se isha atje dhe i pashë gjërat, do të kishte qenë një fitore shumë më e madhe nëse e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur në 10 ditët e fundit. Nëse do të kishte zgjedhje të lira, fitorja do të ishte më e madhe”, përfundoi ai.

Skenarët për Himarën

Fredi Beleri mundi Jorgo Gorën në 14 maj me 19 vota më shumë. Ai vijon të jetë në burg me akuzën për blerje votash.

Rezultati që mori e ndan vetëm me 19 vota diferencë nga rivali i tij Jorgo Goro.Beteja në këtë bashki rezultoi e fortë në shumë drejtime dhe zhvillime.

Për shembull, ka 165 vota të pavlefshme, të cilat nese do të shkonin në krahun e humbësit mund të përmbysnin rezultatin.

Beleri vetë nuk votoi, pasi dy ditë para zgjedhjeve u mbyll në qeli, i arrestuar për shit-blerje vote dhe tashmë duhet të provojë që është i pafajshëm, që të drejtojë i lirë për 4 vite bashkinë.

Pengesa tjetër që ka Beleri është minoranca në këshillin bashkiak. Himarjotët votuan atë, por jo koalicionin Bashkë Fitojmë, që ai përfaqëson.

Jorgo Goro mund të kërkojë rinumërim, nisur nga rezultati i ngushtë, me shpresën për të gjetur gabime njerëzore në fletë. Por, edhe nëse ky skenar mban sërish në krye Belerin, skenari tjetër që mund ta rrëzojë është fajësia.

Ai mund të shkarkohet nga posti i kryetarit të bashkisë nëse dënohet nga gjykata për shit-blerje vote, ose të përfshihet në një ngërç juridik, ku t’i lejohet betimi, dhe të drejtojë bashkinë nga qelia.Vetë Edi Rama është shprehur se nuk ka kontestime për procesin dhe rezultatin në Himarë.

petro beleri fredi beleri himara