Aktualitet30 Mars 2023, 21:57

Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve e cilësojnë të përkeqësuar jetesën në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve e cilësojnë të

Shumica e shqiptarëve mendojnë se jetesa në Shqipëri është përkeqësuar. “Top Channel” dhe kompania “Angi Ricerche” kanë publikuar sot një sondazh, ku janë pyetur 1017 persona.

Sipas sondazhit për zgjedhjet vendore të 14 majit rezulton se përgjigjet e 1017 personave janë: 46.2 % – keq, 8.6 % – shumë keq, 2.1 % – shumë mire, 43.1 % – mirë.

Por gjatë diskutimit të ftuarit kërkuan që të tregohet edhe shifra e personave të cilët nuk janë përgjigjur.

Por sipas drejtorit të kompanisë personat që nuk kanë dashur të përgjigjen nuk janë llogaritur në shifrën e publikuar në sondazh.

Atëherë të dhënat që shikoni është sepse ata persona që nuk na kanë dhënë një përgjigje nuk janë futur. Kemi future vetëm ata që kanë dhënë një përgjigje. Ajo që neve na intereson është ai që është përgjigjur dhe si. Mos ta fusim në këtë përqindje. Nëse ata nuk duan të japin ide rrezikojnë”, tha ai.

sondazh jetesa perkeqesim