Aktualitet24 Maj 2024, 16:47

SPAK hap letrat për pronat e politikanëve dhe bosëve të krimit, mbi 3 mijë emra në skaner për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti
SPAK hap letrat për pronat e politikanëve dhe bosëve të
Dosjet e SPAK

SPAK bum kërkesash pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare për të verifikuar subjektet nën hetim...

Prokuroria e Posaçme ka futur në skaner pronat e pushtetarëve dhe bosëve të krimit. Paralelisht me hetimet për korrupsion dhe ngjarje kriminale, prokurorët e SPAK po zhvillojnë hetim pasuror thuajse për çdo dosje.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e Drejtorisë së Pastrimit të Parave (Agjencia e Inteligjencës Financiare), sipas së cilës Prokuroria e Posaçme dhe disa prokurori rrethesh kanë dorëzuar pranë saj kërkesa për të kryer verifikime mbi transfertat, prona apo llogari bankare për subjekte që ata kanë nën hetim. Bëhet fjalë për mbi 3 mijë emra. 

AIF ka pasur një korrespondencë të vazhdueshme dhe intensive me DPPSH dhe Prokuroritë e vendit, për shkëmbim informacioni dhe reagimin në kohë dhe me efektivitet për rastet nën hetim apo procedim, veçanërisht për rastet e referuara nga vetë AIF. Gjatë vitit 2023, nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm janë dërguar 509 kërkesa për informacion, me të cilat janë kërkuar të dhëna për 3,075 individë/subjekte, për të cilat AIF ka kryer verifikime dhe ka informuar në kohë këto institucione”, theksohet në raportin vjetor të Inteligjencës Financiare për vitin 2023.

Në raport tregohen dhe skemat më të shumta që ndiqen për pastrimin e parave:

Investim në pasuri të paluajtshme në vlera të larta, me burim të paqartë, të panjohur apo të pajustifikuar të fondeve; Blerje pasurish të luajtshme luksi (si automjete në vlera të larta, bizhuteri, ora etj.) jo në përputh- je me kapacitetin financiar të klientit;

Transaksione nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale të mëparshme apo lidhje me persona me precedentë; Transferta të dyshimta (në mbërritje apo në dalje edhe në tentativë) me përfshirje të subjek teve/shtetasve të huaj dhe të pajustifikuara me dokumentacion mbështetës;

Sponsorizime, dhurime, dhënie huaje nga, për të tretë pa u konstatuar lidhje të dukshme që justifikojnë transaksionet mes palëve, apo transaksione me dyshime mbi burimin e fondeve, gjetje negative për palët e përfshira; Veprime financiare të lidhura me dyshime për evazion fiskal/fshehje të ardhurash;  Transferta të dyshimta të pajustifikuara me dokumentacionin e duhur me vende të konsideruara me risk apo të cilësuara si ‘parajsa fiskale’;  

Tërheqjet në vlera të larta, pa argumente të besueshme për arsyen e këtyre veprimeve; Rritje të kapitalit të personave juridik me burim të panjohur të ardhurave apo me element të dyshimtë fiktiviteti; Transferta të mëdha vlerash (brenda dhe jashtë vendit) midis personave juridik të pa mbështetura me dokumentacion të besueshëm, etj. /Pamfleti